Menaxhimi i Integruar i Kufirit

Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe siguria në kufi, përbën një angazhim të veçantë në raport me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin në fuqi, veprimet politike dhe Sigurinë Kombëtare brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare veçanërisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, strukturat  tjera ndërkombëtare dhe ndërtimin e besimit me shtetet fqinje e më gjerë.

Përafrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovës është një orientim dhe objektiv strategjik, që nënkupton pranimin e vlerave evropiane dhe njëkohësisht aprovim i standardeve më të larta sektoriale. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është një element kyç që bazohet BE, e cila bën thirrje për futjen e masave dhe standardeve të kontrolleve të kufijve. përmes sistemit efektiv të kontrollit dhe menaxhimit kufitar, të cilat lejojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, parandalimin e krimit ndërkufitar gjithmonë duke respektuar standardet e larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

Zbatimi i  konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit është gjithashtu një tregues i qartë për  partnerët ndërkombëtarë që Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë për sigurinë rajonale dhe më gjerë, duke u bërë një partner i besueshëm si për BE-në dhe të tjerët, në sferën e kontrollit të kufijve të saj.

Duke përdorur përvojën nga praktikat më të mira që zbatohen në BE, Republika e Kosovës bën përpjekje për të tejkaluar sistemin e pengesave ekzistuese dhe në përputhje me specifikat e veta do të caktoj prioritetet për veprim dhe do të ndërmerr hapa gjithëpërfshirës dhe radikal për ndryshime së bashku me agjencitë kufitare në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet e BE-së.

Strategjia dhe Plani i Veprimet për MIK janë dokumente fleksibile të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve  duke iu përshtatur rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së.

1. KONCEPTI I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË KUFIRIT

Një model i përgjithshëm për menaxhimin e kufijve të Republikës së Kosovës që është në përputhje me menaxhimin e kufijve Evropian është i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë së brendshme, për parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe për aspektet tjera të krimit ndërkufitar dhe për të mundësuar/ siguruar kalime  kufitare të papenguara për udhëtarët  legjitim.

Koncepti i Republikës së Kosovës për MIK dhe koncepti i BE për MIK përfshijnë të gjitha masat që kanë të bëjnë me linjat e veprimit (politikën), legjislacionin, bashkëpunimin sistematik, ndihmën reciproke (shpërndarjen e barrës), personelin, pajisjet dhe teknologjinë, të marra në nivele të ndryshme nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës, duke vepruar në bashkëpunim dhe kur është e nevojshme së bashku me akterë tjerë, duke ushtruar së bashku modelin katër qasje të kontrollit dhe analizën e integruar të rrezikut.

Menaxhimi i kufijve duhet të plotësojë tri objektiva, të cilat janë po aq të domosdoshme dhe plotësisht në përputhje me njëra-tjetrën:

• Mbrojtja e sigurisë së brendshme dhe menaxhimi i lëvizjes (fluksit) të migrimit me qëllim të parandalimit të migrimit të parregullt, krimit të ndërlidhur dhe formave tjera të krimit ndërkufitar;
• Kalime  kufitare të papenguara dhe të shpejta për shumicën e udhëtarëve të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në rregulloret përkatëse;
• Respektim i plotë i të drejtave themelore, duke përfshirë trajtimin e çdo individi me respekt të plotë për dinjitetin njerëzor dhe duke lejuar qasje në mbrojtje ndërkombëtare për ata që janë në nevojë.
Menaxhimi i Integruar i Kufijve, është një koncept që përbëhet nga dimensionet e mëposhtme bazuar në Rregulloren Nr. 562/2006 të Komisionit Evropian, e publikuar nga Këshillli i BE-së  për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.
• Kontrolli kufitar (kontrollimet dhe mbikqyrja), siç përcaktohet në Kodin e Shengenit për Kufij, duke përfshirë analizën e riskut dhe inteligjencës kriminale.
• Zbulimi dhe hetimi i krimit ndër-kufitar në bashkërendim (koordinim) me të gjitha autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit.
• Bashkërendimi dhe koherenca e aktiviteteve të shteteve anëtare dhe institucioneve dhe organeve tjera të Komunitetit dhe Bashkimit.
• Bashkëpunimi ndërmjet agjencive për menaxhimin e kufirit (rojeve kufitare, doganës, policisë, sigurisë kombëtare dhe autoriteteve tjera relevante) dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
• Modeli katër-qasje i kontrollit (masat që ndërmerren në vendet e treta, bashkëpunimi me vendet fqinje, kontrolli kufitar, masat e kontrollit brenda zonës së lëvizjes së lirë, duke përfshirë kthimin).

Edhe pse përgjegjës për aspekte të ndryshme të menaxhimit të kufijve, të gjitha agjencitë e menaxhimit të kufirit ndajnë të njëjtat qëllime kryesore:

• Mbrojtjen kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, rendit, ekonomisë dhe shëndetit publik.
• Parandalimin e krimit ndër-kufitar dhe parregullsive.
• Lehtësimin e lëvizjeve të ligjshme ndërkufitare.