Kontakti

Qendra e Thirrjeve: pa pagesë apo hot-line në numrin 080050095 sms 50095 dhe e-mail adresa: [email protected] për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive d.m.th. qytetarët mund  të lajmërojnë çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në  brendi të territorit të Republikës së Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.

Nga telefonatat e pranuara në Qendrën e Thirrjeve kemi parandaluar shumë raste të tentim kontrabandimit me mallrat të ndryshme, cenimit të sigurisë kufitare dhe shëndetit publik  si në hyrje,  dalje  dhe në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.