Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, udhëhiqet nga Sekretari, i cili detyrat dhe përgjegjësitë i tij i ushtron  në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e vendosura me këtë udhëzim administrativ.

2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm do të përbëhet nga  Shefi i Zyrës, Zyrtari i lartë administrativ, Zyrtari kryesor financiar, Certifikuesi, Asistenti i transportit  si dhe trupa të tjerë të përkohshëm, të themeluar me vendim të ministrit.

3. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, përveç përgjegjësive administrative dhe menaxheriale të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, do të jetë bartës i nivelit politikbërës në ministri.

4. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të jetë përgjegjëse për koordinimin e të gjitha aktiviteteve në drejtim të hartimit dhe implementimit të politikave dhe legjislacionit të MPB-së.

5. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të jetë linjë komunikimi në mes të gjitha niveleve të përgjegjësive në ministri.

6. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të menaxhojë me tërë buxhetin e MPB-së, me përjashtim të rasteve të theksuara me ligje të veçanta.

7. Nën rekomandimet e ministrit por edhe të departamenteve përkatëse, obligohet të mbikëqyrë procesin e hartimit dhe implementimit të politikave dhe legjislacionit në fuqi nga ana e të gjitha agjencive ekzekutive në ministri.

8. Rekomandimet e ministrit në raport me agjencitë e themeluara me ligje të veçanta, përcillen drejtpërdrejt tek menaxhmenti i lartë i agjencive, por në të njëjtën kohë edhe në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.

9. Prej momentit të nxjerrjes së këtyre rekomandimeve, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm merr obligimin e koordinimit të aktiviteteve implementuese, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me menaxhmentin e lartë të këtyre agjencive.

10. Për çdo rekomandim të dalë nga Kabineti i Ministrit është i obliguar prezantimi i një raporti të veçantë për Kabinetin e Ministrit, lidhur me procesin e implementimit dhe progresin e arritur.


Ariana Podrimaj-Rrecaj
Zyrtare e Lartë
Zyra e Sekretarit të Pergjithshëm

Tel: +381(0)38 200 19 005
Fax: +381(0)38 200 19 642
E-mail: ariana.podrimaj@rks-gov.net
Adresa: Rruga "Luan Haradinaj" p.n.