Dezinformim i radhës i gazetës Zëri me pretendime që të njollosë punën në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot është obliguar të reagojnë ndajë vijimësisë së propagandës dhe dezinformimit të qytetarëve të Kosovës nga gazeta e përditshme Zëri me pretendimet e saja që të njollosë punën që bëhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informoj opinionin publik se gjitha informatat që janë publikuar sot më 28 qershor, në faqen 1 dhe 3, në gazetën Zëri me titull: MPB-ja qon huq 1.8 milion euro janë të pavërteta dhe kanë për qëllim të denigrojnë punën e MPB-së.
Ajo që është e dhimbshme kjo gazetë tenton të dezinformojë qytetarët e Republikës së Kosovës se sistemi online i aplikimit për pasaporta biometrike ka dështuar. Qytetarët janë dëshmitarë që gjatë gjithë kohës kur aplikojnë nëpër të gjitha Qendrat e Komunale të Regjistrimit Civil(QKRC) në gjithë territorin e Kosovës dhe konsulatat nëpër ambasadat e Kosovës nëpër botë, e bëjnë aplikimin online për tu pajisur me pasaportë biometrike.
Shqetësuese për MPB-në është edhe qëndrimi i një zyrtare të AAK-së dhe një zyrtari të Lëvizjes Fol, të cilët pa pasur një pasqyrë të drejtë të informacionit zyrtarë nga vet institucioni tentojnë që të njollosin një proces shumë të rëndësishëm dhe transparent që është në shërbim të qytetarëve.
Sa për informim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojmë të bëjmë të ditur se
shuma totale e projektit është 2.275.520.00 euro. Sipas kontratës ky sistem është instaluar dhe testuar në DPD/ARC dhe pas testimeve të nevojshme është pranuar me 20.08.2010.
Shpërndarja e sistemit dhe pajisjeve nëpër Qendrat Komunale të Regjistrimit Civil është bërë në periudhën në vijim. Derisa në funksion të plotë ka hyrë ditën e aplikimit për pasaportat e para biometrike më 31.10.2011. Aktualisht ky sistem është funksional në të gjitha QRKC në Kosovë dhe në 13 misione konsullore (ambasada/konsullata) jashtë Kosovës.









