Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Prishtinë, 30 maj 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, i udhëhequr nga Ole Madsen, shefi i komponentës së Policisë.
Gjatë këtij takimi, drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi e njoftoi delegacionin për aktivitetet dhe trajnimet që mbahen në Akademi nga Agjencionet e sigurisë publike. Po ashtu i njoftoi edhe për fazat të cilat po kalon Akademia, si proceset e akreditimit, certifikimit dhe synimet e saj që në një të ardhme te afër të bëhet me arsimim të lartë, kryesisht në fushën e sigurisë.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it, Ole Madsen, tha se qëllimi i vizitës në Akademi është që të informohen nga afër me punën, trajnimet dhe aktivitete që zhvillohen në këtë institucion. Ai, tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Akademisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.









