Prishtinë, 16 tetor 2008 Nga 1 gushti i këtij viti, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pasaportën e Republikës së Kosovës, deri dje pasaportën tonë e kanë njohur gjithësej 27 shtete të ndryshme të botës.
Të përkujtojmë se pasaportën e Republikës së Kosovës e kanë njohur këto shtete: Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Zvicra, Gjermania, Sllovenia, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Franca, Kroacia, Çekia, Britania e Madhe, SHBA, Norvegjia, Turqia, Suedia, Hungaria, Austria, Japonia, Australia, Greqia, Latvia, Estonia, Danimarka dhe Sllovakia.