Lajme
Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës
16.05.2013Grupi punues ndërinstitucional për implemtimin e strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës. Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sekretariati i bordit dhe përfaqësues të institucioneve që janë të përfshirë në këtë grup.më shumë
AME filloi mbajtjen e provimit profesional për mbrojtje nga zjarri
16.05.2013Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar mbajtjen programit për dhënien e provimit profesional për kandidatët nga lëmia e mbrojtjes nga zjarri, sipas Udhëzimit Administrativ, nr.22/2012. më shumë
Përurohet pika e përbashkët e kalimit kufitar Shishtavec- Krushevë
10.05.2013Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe homologu i tij nga Republika e Shqipërisë, Flamur Noka, përuruan sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec- Krushevë. Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi, theksoi se përurimi i kësaj pike kufitare është si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Policor në mes të dy vendeve.më shumë
Në MPB u diskutua draft-rregullorja për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Ri-integrimit
08.05.2013Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi me kryetarët e komunave për të diskutuar draft-rregulloren për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Ri-integrimit. më shumë











