Në Brdo të Sllovenisë diskutohet për bashkëpunimin rajonal në fushën e punëve të brendshme

më shumë

Agjenda Ditore

22.05.2013

Nëser do të mbahet ceremonia e pranimit të donacionit nga Ambasada e ShBA-ve për PK-në dhe Doganën e Kosovës

Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nesër më 23 maj, në ora 11:30, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të...

më shumë

Izmi Zeka

Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Izmi Zeka,
është zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lindi më 15 tetor 1967, në fshatin Poliçkë, komuna e Kamenicës.

Shkollimi

Shkollimin fillor e kreu në Gjilan, kurse atë të mesëm në Prishtinë. Studimet universitare për histori i kreu në Prishtinë, ku vazhdoi edhe studimet postdiplomike.

Përvoja e Punës

•    Mbi dhjetë vite punoi në arsim, si mësimdhënës i lëndës së historisë.

•    Nga rinia e hershme ishte pjesë e lëvizjeve atdhetare për liri, pavarësi dhe demokraci.

•    Nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është anëtar aktiv.
 
•    Aktualisht udhëheq degën e PDK-së në Gjilan dhe kryeson Kuvendin Komunal të Gjilanit.

•    Që nga zgjedhjet lokale të  vitit 2009 në Gjilan, kontribuoi duke qenë pjesë e komisioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e qytetit dhe jetesën e qytetarëve.
 
•    Përveç aktivitetit politik merret edhe me publicistikë, ku ka botuar dy libra dhe ka botuar një numër të madh të shkrimeve analitike shoqërore-politike dhe të punimeve shkencore.
 
•    Ka botuar librin “Shtatë emra piramidë” i cili u dedikohet shtatë figurave të rëndësishme të historisë kombëtare të Anamoravës.
 
•    Këto ditë  ka botuar  librin publicistik “Realitete dhe Ballafaqime”.

Jeton në Gjilan me familjen e tij, bashkëshorten Hanumshahen dhe vajzën Edonën.


Tel: +381 (0)38 200 19 741
Email: Izmi.Zeka@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. – Prishtinë