Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Akademia e Kosovës për Siguri Publike

Misioni dhe veprimtaria
1. AKSP–i si Agjenci Ekzekutive  do të veprojë në përputhje me misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.

2. Udhëzimi Administrativ përcakton organizimin strukturor të AKSP si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve te Brendshme.

Mbikëqyrja, udhëheqja dhe organizimi
1. AKSP- si Agjenci Ekzekutive  bën pjesë në kuadër të nivelit të tretë të përgjegjësive në MPB, nivelin ekzekutiv.

2. AKSP, vepron nën autoritetin e Ministrit të MPB-së, bazuar në Udhëzimin Administrativ për MPB-në nr. 16/2010.

3. Kryeshefi ekzekutiv AKSP, është zyrtar i lartë civil, i cili emërohet dhe shkarkohet në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për emërimin e zyrtarëve të lartë në shërbimin civil.

4.  Për raportet në mes të AKSP-it, si nivel i tretë i përgjegjësive dhe niveleve të tjera të përgjegjësive në kuadër të MPB-së, do të vlejnë dispozitat e udhëzimit administrativ 16/2010 për MPB-në.