Agjencia për Menaxhim Emergjent
Misioni
1. Agjencia për Menaxhim të Emergjencave vepron me misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara, të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.
2. Fushëveprimi i AME-së është mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar veprim të përbashkët ekipor, në funksion të ndërtimit, avancimit dhe mbajtjes së kapacitetit tonë të nevojshëm për tu përgatitur, mbrojtur, reaguar dhe rimëkëmbur nga rreziqet e të gjitha llojeve.
Realizimi i objektivave:
1. Hartimi dhe miratimi i Sistemit të Integruar të Emergjencave;
2. Hartimi dhe aprovimi i Planit Kombëtar të Reagimit;
3. Përgatitja dhe trajnimi i shërbimeve emergjente;
4. Bashkërendimi i inspektimit të lokacioneve me materie të rrezikshme;
5. Ristrukturimi i DME dhe Avancimi në AME;
6. Hartimi dhe miratimi i vlerësimit të rreziqeve dhe planeve operative për mbrojtje dhe shpëtim;
7. Draftimi i plotësim-ndryshimit të infrastrukturës ligjore dhe draftimit të ligjit;
8. Menaxhimi dhe koordinimi i rasteve emergjente;
9. Nismat e mirëfillta të bashkëpunimit në lëmin e emergjencave me shtetet e rajonit dhe Evropës duke i përfshirë marrëveshjet e bashkëpunimit dhe draft-marrëveshjet.










