Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRËS SË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Administrimin dhe menaxhimin e gjithëmbarshëm të Ministrisë;
- Sigurimin e implementimit të funksioneve që i janë besuar;
- Sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetin përkatës mbi të;
- Organizimin dhe punësimin e personelit për Ministrin;
- Nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme;.
- Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve, që i janë siguruar MPB-së.
- Implementimin e politikës jodiskriminuese për personelin e Ministrisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet.
- Sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin multietnik të Kosovës.
- Punësimin e personelit në Ministri në bazë të kualifikimit profesional, aftësitë dhe meritat e secilit përmes konkursit të hapur dhe të drejtë;
- Cakton një Zyrtar të autorizuar financiar për Ministrin dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga Ministria për Ekonomi dhe Financa, apo nga autoritetet tjera përkatëse.
Ariana Podrimaj-Rrecaj
Zyrtare e Lartë
Zyra e Sekretarit të Pergjithshëm
Tel: +381(0)38 200 19 005
Fax: +381(0)38 200 19 642
E-mail: ariana.podrimaj@ks-gov.net
Adresa: Rruga "Luan Haradinaj" p.n.









