Ministri Hyseni priti ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu

më shumë

Agjenda Ditore

29.01.2015

Ministri Hyseni viziton Shqipërinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, do të zhvillojë një vizitë një ditore në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hyseni do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të...

më shumë

Rafet Rama

Këshilltar Politik i ministrit të Punëve të Brendshme

I lindur më  5 dhjetor 1971.

Rafet Rama është këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme, të Republikës së Kosovës.

Ka studiuar Menaxhim dhe Biznes në Universitetin për Biznes në Prishtinë. Gjithashtu, ka vijuar shumë trajnime specializimi, ku ndër to edhe atë për Reformat e Sektorit të Sigurisë dhe Qeverisjes në Gjenevë.

Gjatë viteve të ’90-ta, zoti Rama ka qenë Komandant Batalioni në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2000, ka qenë këshilltar për Siguri në Ministrinë e Rendit, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka qenë zyrtar për trajnime në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Është i martuar, jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe djalin.