Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Bajram Rexhepi

Ministër i Punëve të Brendshme

Bajram Rexhepi është Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bajram Rexhepi është Kryeministri i parë i Kosovës i pranuar ndërkombëtarisht. Në këtë post, ai u zgjodh në bazë të marrëveshjes në mes tri partive më të mëdha politike të Kosovës, ndërsa më 4 mars, 2002 mori votëbesimin e Kuvendit të Kosovës për ta udhëhequr Qeverinë e Koalicionit.

Kur emri i z. Rexhepi u përmend si kandidat i mundshëm për Kryeministër, ai gjeti një mbështetje të madhe nga të gjithë, si nga instancat ndërkombëtare, ashtu edhe nga subjektet relevante kosovare.

Studimet për mjekësi i kreu në Universitetin e Prishtinës. Vite me radhë punoi si mjek. Specializoi në Zagreb. Si specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe i Endoskopisë, punoi në Shtëpinë e Shëndetit dhe në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Duke e parë si domosdoshmëri ndihmën e tij, në cilësinë e mjekut kirurg, ai iu bashkua radhëve të UÇK-së. Gjatë kësaj kohe ka dhënë një kontribut shumë të madh human si mjek kirurg, për të gjithë njerëzit që u kërcënuan nga katastrofa humanitare.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, z.Rexhepi kreu detyrën e Prefektit të Mitrovicës, qytetit që e përjetoi ndarjen. Falë qetësisë dhe pjekurisë së tij arriti t’i evitojë eskalimet dhe gjakderdhjet e përmasave të mëdha ndëretnike që kishin tendencë të vazhdueshme të ndodhnin në këtë qytet.

Në Zgjedhjet e para Lokale të Tetorit të vitit 2000, Rexhepi u zgjodh deputet në Asamblenë komunale të Mitrovicës, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2001 u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2007, z. Bajram Rexhepi u zgjodh Deputet në Parlamentin e Kosoves, ku për shkak te kandidimit per kryetar të Kuvendit komunal të Mitrovicës tërhiqet nga posti i Deputetit dhe në dhjetor të vitit 2007, fiton zgjedhjet dhe kryen detyrën e Kryetarit deri në janar të vitit 2010. Gjithashtu gjatë mandatit dyvjeçar si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, z.Bajram Rexhepi ishte edhe Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Aktualisht jeton në Prishtinë bashkë me gruan e tij Shpresën dhe vajzën Vanesën.