Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Fisnik Rexhepi

Këshilltar Politik i ministrit të Punëve të Brendshme

Datëlindja: 14.12.1982
në Mitrovicë
 

 

Z. Fisnik Rexhepi është këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Përgjegjësitë e tij përfshijnë këshillimin e Ministrit në baza ditore ne fushen e pergjegjesive te MPB-se, hartimin e politikave strategjike, koordinimin e zbatimit të gjithmbarshëm të aktiviteteve të planifikuara dhe marrëdhëniet me publikun. Z.Rexhepi gjithashtu është përgjegjës për ndërlidhje në mes të Ministrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

 

z.Rexhepi diplomoi në Shkenca Politike dhe Administratë në Universitetin e Prishtinës ne vitin 2004. Në vitin 2006 i përfundoi studimet pasdiplomike në Universitetin e Sussex-it në Britani të Madhe dhe magjistroi në Studimet Evropiane Bashkëkohore.

 

Para emërimit të tij si këshilltar politik, z. Rexhepi punoi si konsulent vendor në Projektin e DFID-it nga Britania e Madhe ‘Mbështetja në procesin e integrimit evropian’ që punonte ngushtë me Agjencinë për Integrime Evropiane në Zyrën e Kryeministrit.

 

Prej vitit 2004 gjer në viti 2005 ai ishte zyrtar i lartë në Zyrën e Kryeministrit me përgjegjësi për të koordinuar dhe zbatuar ‘Standardet për Kosovën’ si pjesë e përgatitjes për negociata për statusin përfundimtar të Kosovës që çoi në vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vazhduar me procesin e statusit përfundimtar. Ai gjithashtu ishte konsulent i jashtëm për Standardet për Kosovën dhe Programin për Integrime Evropiane.