Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave

1.Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave, udhëhiqet nga drejtori, dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1
Është përgjegjës për hartimin dhe monitorimin e implementimit të politikave dhe legjislacionit të MPB-së;
1.2 Përmes Zyrës së Sekretarit të Përhershëm, rekomandon të gjitha agjencitë ekzekutive në drejtim të hartimit dhe monitorimit të implementimit të politikave dhe pjesëve të caktuara të legjislacionit në fuqi;
1.3 Në rastet e agjencive të themeluara me ligje të veçanta, këto rekomandime përcillen përmes ministrit. Rekomandimet e dhëna pas analizimit dhe kualifikimit nga ministri, marrin fuqinë ekzekutive në raport me agjencinë e caktuar;
1.4 Analizon rregullisht dokumentet e politikave dhe planifikimit të MPB-së, përfshirë këtu edhe pjesë nga legjislacioni, raportet mbi zbatimin e tyre si dhe statistikat relevante dhe të
dhënat e tjera;
1.5 Propozimet për politikat në fushën e sigurisë së përgjithshme, mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufijve shtetëror, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, kërcënimeve të ndryshme në raport me rendin publik dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarit, ia dorëzon Sekretarit të Përhershëm dhe Ministrit;
1.6 Ben hartimin e politikave dhe jep rekomandime ne fushen e gatishmerise emergjente;
1.7 Zhvillon draft politikat dhe dokumentet e MPB-së në këto fusha dhe përgatit raporte mbi zbatimin e tyre;
1.8 Vlerëson draft politikat dhe dokumentet e planifikimit si dhe raportet e dokumentet e tjera të ngjashme, të hartuara nga departamentet dhe agjencitë e tjera të MPB-së, si dhe komenton mbi pajtueshmërinë e tyre me qëllimet strategjike dhe dokumentet ekzistuese të MPB-së, duke përfshirë këtu dhe dokumentet në nivel qeveritar për planifikimin e politikave;
1.9 Vlerëson raportet ditore nga aktiviteti i Policisë së Kosovës;
1.10 Bën grumbullimin e informacioneve të nevojshme nga fusha e sigurisë së përgjithshme;
1.11 Këto informacione do të sigurohen përmes vijës direkte të komunikimit në mes të MPB-së dhe Agjencive Ekzekutive;
1.12 Bën analizën e këtyre informacioneve dhe pas kualifikimit të tyre informon Kabinetin e Ministrit përmes Zyrës së Sekretarit të Përhershëm;
1.13 Rrjedha e këtyre informacioneve do të rregullohet me një akt të veçantë të ministrit;
1.14 Ky departament koordinon propozimet e ndryshme brenda MPB-së dhe arritjen e konsensusit të brendshëm, në lidhje me draft politikat dhe dokumentet e planifikimit.

2. Departamenti është i organizuar në tri divizione:

2.1 Divizioni për Planifikim, Hartim dhe Analizë të Politikave;
2.2 Divizioni për Monitorim dhe Vlerësim; dhe
2.3 Divizioni për Hulumtime dhe Statistika.


Hajzer Salihu
Drejtor i Departamentit për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave

Tel:      +381 (0)38 213 008
Centrex +381 (0)38 200 19 005
E-mail:  hajzer.salihu@ks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. – Prishtinë
Web:    www.mpb-ks.org

Liberalizimi i Vizave

Liberalizimi i Vizave
Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Ballina BreadCrumbTrailer Departamentet BreadCrumbTrailer Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe...