Këshilltar Politik i ministrit të Punëve të Brendshme
Datëlindja: 6 dhjetor 1962
Z. Oruqaj është Këshilltar Politik i ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Gjatë karrierës së tij, ai specializoi në fushën e punëve të brendshme, mbrojtje dhe siguri. Kreu shkollën e mesme në drejtimin për punë të brendshme (1977-1981) dhe akademinë ushtarake për këmbësori (1983-1987).
Mori pjesë në kurset speciale përfshirë:
- Menaxhimi i mbrojtjes në demokraci (universiteti i Cranfield-it & akademia e mbrojtjes së Britanisë së Madhe)
- Reformat në sektorin e sigurisë dhe qeverisje në shekullin e 21-të (kontrolli demokratik i forcave të armatosura, Gjenevë)
Para emërimit të tij në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Oruqaj ishte Drejtor i Zyrës për siguri publike në zyrën e Kryeministrit (2004-2008). Prej vitit 2003 gjer në vitin 2004 ishte këshilltar i Kryeministrit të Kosovës dhe prej viti 2000 gjer në vitin 2003 shërbeu në Shërbimin Policor të Kosovës.
Prej vitit 1999 gjer në vitin 2000, z. Oruqaj ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Rendit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Para kësaj, ai ishte komandant i brigadës 142 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës nga maji 1998 gjer në qershor 1999. Më parë shërbeu si Zëvendëskomandant i Stacionit të Policisë 92 në Prishtinë nga viti 1989 gjer në vitin 1990.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.