Nesër diplomon gjenerata e 43-të e zyrtarëve policor
12.07.2012
Prishtinë, 12 korrik 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nesër më 13 korrik, në ora 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 43 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues nga ambasadat e huaja në Kosovë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë.









