Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Ministri Rexhepi priti ministren për Familje dhe Politika Sociale të Republikës së Turqisë, Fatma Sahin

29.06.2012

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pritur sot një delegacion nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga ministrja për Familje dhe Politika Sociale, Fatma Sahin.
 
Ministri Rexhepi e falënderoi ministren Sahin për kontributin politik dhe ekonomik të Republikës së Turqisë gjatë dy dekadave për Kosovën, por në veçanti kontributin shumë të madh të Policisë së Turqisë, sidomos në trajnime të Policisë së Kosovës, në të gjitha segmentet në një nivel shumë të lartë.

Ndërsa ministrja për Familje dhe Politika Sociale e Republikës së Turqisë, Fatma Sahin, theksoi se për Republikën e Turqinë, Republika e Kosovës është një partner shumë i rëndësishëm. Ajo tha se siguria është e lidhur ngushtë me lirë, sidomos në politikat sociale dhe ekonomike të të dyja vendeve dhe për këtë vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.