U mbajt takimi i tretë rajonal i Komisioneve Shtetërore të Armëve të Vogla dhe të Lehta

më shumë

Agjenda Ditore

31.10.2014

Përfundon projekti për zgjerimin e rrugës në Pikë Kalimin Kufitar në Vërmicë

Sot, më 31 tetor, në ora 12:00, do të mbahet ceremonia e përfundimit të projektit për zgjerim të rrugës në Pikë Kalimin Kufitar në Vërmicë.

Në...

më shumë

Agjencioni për Menaxhim Emergjent i MPB-së ka menaxhuar 25.213 raste të ndryshme emergjente

20.01.2011

Prishtinë, 20 janar ’11- Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zhvilluar një varg aktivitetesh gjatë vitit të kaluar.

Si rezultat i këtij angazhimi është hartuar dhe miratuar sistemi i integruar i Menaxhimit të Emergjencave, ristrukturimi i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave, plani mbi vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rreziqeve në Republikën e Kosovës, plani Kombëtar i Reagimit Emergjent, pjesëmarrja dhe rifreskimi i planit operativ për mbrojtje nga zjarri dhe përgatitjet për sezonin veror etj. 

Në kuadër të menaxhimit të emergjencave në Prishtinë dhe në qendrat rajonale janë kryer detyrat të rëndomta dhe janë koordinuar aktivitetet në raste emergjente sipas procedurave dhe standardeve operative, me qëllim që komunitetit t’i sigurojë mbrojtje-shpëtim dhe ndihmë në  ruajtjen  e shëndetit dhe pronës.

Në qendrat operative, në kuadër të të cilit është edhe shërbimi i numrit unik emergjent – 112  gjithësej janë pranuar 1.312.437, ndërsa janë analizuar dhe menaxhuar gjithësej 25.213 raste të ndryshme emergjente, derisa thirrje të rrejshme dhe shqetësuese janë 1.287.224.

Gjatë vitit të kaluar, Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave ka bërë edhe inspektimin e objekteve, të cilat posedojnë materie te rrezikshme. Inspektimet janë bërë në 25 vende të ndryshme në të gjithat qytetet e Kosovës. Në shumicën e inspektimeve përveç zyrtarëve të AME-së, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjithashtu janë realizuar një varg trajnimesh për zjarrfikës dhe persona të tjerë në këtë fushë.

Trajnimet janë zhvilluar në Qendrën e Trajnimeve të Integruara në Studime të Vushtrrisë. Trajnimet bazë janë zhvilluar për trajnim bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i specializuar i ndihmës së parë, trajnim për shuarjen e zjarrit në objekte të larta, trajnime për vozitje emergjente, si dhe trajnime për zjarret fushore e malore. Po ashtu është bërë realizimi i numrit të përgjithshëm të daljeve dhe numri i zjarreve dhe intervenimeve të tjera për periudhën janar-dhjetor 2010. Realizimi i numrit të përgjithshëm të daljeve dhe intervenimeve gjatë vitit 2010 është 6.167, numri i zjarreve është 4.843, numri i shërbimeve është 1.048, ndërsa Agjencioni për Menaxhim Emergjent ka asistuar në 116 raste të aksidenteve rrugore, në 76 raste të vërshimeve dhe në raste të tjera. Po ashtu është realizuar vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme për taksat administrative, si dhe është shqyrtuar dokumentacioni për dhënien e pëlqimeve, ku deri tash për buxhetin e Republikës së Kosovës janë realizuar rreth 18150.00 euro.