Ministri Rexhepi priti në takim Shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt

më shumë

Lajme

Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”

23.07.2010

Vushtrri, 23 korrik ’10 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit  rrugor dhe siguria në rrugë”. Trajnimi u organizua për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME).
Në këtë trajnim, i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Drejtori për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora vlerësoi se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën dhe për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Ndërkaq, zyrtari i Lartë për Gadishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri theksoi se “pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi, të cilat do t’ju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre. Këto shkathtësi do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës”, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e trajnimit u ndanë të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi dhe falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësit e trajnimit u pajisën edhe me certifikata.