Zëvendësministri Zeka priti një delegacion të OSBE-së

më shumë

Lajme

MPB filloi me lëshimin e patent-shoferëve të rinj të Republikës së Kosovës

14.11.2008

Prishtinë, 14 nëntor 2008 – Sot, në ambientet e Komunës së Prishtinës, Ministria e Punëve të Brendshme në një ceremoni rasti bëri shpërndarjen e patent-shoferëve të parë të Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti tha se “kjo është një ditë e shënuar, për shkak se po e kompletojmë këtë mozaik të dokumenteve të nevojshme për qytetarët e Kosovës. Sot po e nxjerrim edhe një dokument të rëndësishëm që dëshmon identitetin tonë shtetëror”,- theksoi ministri Pajaziti.
Në vazhdim të fjalës së tij ministri Pajaziti tha se “kam kënaqësinë të them se me përkushtim kanë punuar një numër i madh i punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në veçanti Departamenti për Prodhim të Dokumenteve, Departamenti për Automjete dhe Patent-shoferë dhe të gjithë të tjerët që na kanë mbështetur, derisa gjatë gjithë kohës kam parë një përkushtim të madh të të gjithë punëtorëve për të nxjerrë dokumentet e para të vendit tonë. Sot,  kemi në dorë një dokument që është me cilësi shumë të lartë, është me shenja të larta të sigurisë dhe duket bukur”.
Ndërkaq, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, theksoi se “sot është ditë e veçantë për një kategori të njerëzve që janë vozitës dhe qytetarë, të cilët e kanë privilegjin që nuk e kanë patur gjeneratat e kaluara. Qytetarët tanë do ta prezantojnë për herë të parë patent-shoferin e Republikës së Kosovës. Shfrytëzoj rastin ta uroj ministrin Pajaziti dhe stafin e tij për punën e bërë, për cilësinë e prodhimit të gjithë këtyre dokumenteve, të cilët po bëhen sot. Është e lehtë për të parë këtu se si bëhen dokumentet. Si Ministri e Transportit, dëshirojmë që qytetarët tanë me këta patent-shofer të ndërgjegjësohen që në rrugët e Kosovës para së gjithash ta respektojnë jetën e qytetarëve”.