MPB, sot thërret një takim për çështje të sigurisë

Prishtinë, 28 janar ’10 - Sot në orën 10:00, në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në sallën e konferencave për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti thërret një takim për çështje sigurie.
Në këtë takim, përveç ministrit Pajaziti, pritet të marrin pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, z.Christopher Dell, zëvendësdrejtori i UNDP-së, Tetsuo Kondo, dhe përfaqësues të tjerë.
Vlenë të theksohet se si përgjigje e shpejtë ndaj nevojave të strategjisë për parandalimin e krimit dhe planit të veprimit, Udhëzimi Administrativ nga Ligji për Policinë ka paraparë krijimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (MCSC) dhe adoptimin e strategjisë për siguri të komuniteteve.
Ministria e Punëve të Brendshme e përkrahur drejtpërdrejt nga UNDP KOSSAC dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, OSBE dhe ICITAP e kanë përkrahur zbatimin e gjashtë komuniteteve të sigurta në Kosovë. Këto komunitete të sigurta gjenden në Pejë, Shtërpcë, Podujevë, Istog, Prizren dhe Skënderaj.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në takimin e sotëm të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Liberalizimi i Vizave

Liberalizimi i Vizave
Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit