Grupi Punues për Liberalizim të Vizave mbajti sot takim pune

Prishtinë, 26 janar ’10 - Sot  në orën 13:30, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takimin e Grupit Punues për Liberalizimin e Vizave.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, anëtarët e Grupit Ndërministror, që janë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e Udhërrëfyesit dhe Planit të Punës për Liberalizim të vizave, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera përgjegjëse në procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti theksoi se “sot mora pjesë në takimin e radhës së Grupit Punues për Procesin e Liberalizimit të Vizave, ose Grupin Punues për hartimin e planveprimit, me qëllim që ta inkurajoj Grupin Punues në emër të Qeverisë dhe të Kryeministrit për punën që e ka bërë dhe që pritet ta bëj. Grupi Punues ka koordinuar një varg aktivitetesh në nivel të Qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme për ta përgatitur vendin tonë për hyrje, ose përfshirje në proces të liberalizimit të vizave. Ky takim i radhës koincidon në prag të takimit të radhës me Komisionin Evropian, një takim të fillimit të negociatave me BE-në për procesin e liberalizimit të vizave. E kam inkurajuar dhe e kam mbështetur Grupin Punues dhe kam kërkuar nga ata që të jenë të gatshëm që të përgjigjen në të gjitha pyetjet e mundshme për delegacionin që do të vijë nesër dhe po ashtu kam kërkuar që t’i adaptojnë të gjitha veprimet e tyre në përputhje me dokumentin e ri që do të na ofrohet së shpejti nga Komisioni Evropian. Jam i sigurt që trendi i angazhimeve të institucioneve të Kosovës është i mirë dhe ne presim edhe një partneritet me shoqërinë civile, në mënyrë që bashkërisht si shoqëri kosovare të jemi sa më të përgatitur në përfshirjen sa më të shpejtë në këtë proces. Në takimin e radhës që do të fillojë nesër, do të jetë takim midis ekspertëve ku do të hapet rruga dhe jam i sigurt që do të ndodh sa më shpejt”.
Duke folur për Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave, ministri Pajaziti tha se “edhe në takimin e sotëm, por edhe në takimin e nesërm të ekspertëve, do të dëshmojmë se jemi të gatshëm që sa më shpejtë ta kemi këtë dokument. Ju e dini se në mënyrë të njëanshme e kemi adaptuar një dokument dhe shpresojmë që dokumenti i ofruar nga BE-ja nuk do të jetë me dallime të mëdha, ose nuk do të ketë fare dallime dhe për këtë nuk dëshiroj të paragjykoj. Jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë proces dhe këtë e kërkojmë me ngulm nga BE”, theksoi ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.

Liberalizimi i Vizave

Liberalizimi i Vizave
Shtator 2010
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit