Ministri Rexhepi priti në takim Shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt

më shumë

Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme z. Zenun Pajaziti vizitoi komunën e Lipjanit

02.09.2009

Prishtinë, 02 shtator ’09 - Ministri i Punëve  të Brendshme, z. Zenun Pajaziti,  ka vizituar dje komunën e Lipjanit dhe u takua me kryetarin e Lipjanit, z. Shukri Buja. Ministri i Punëve te Brendshme, z. Zenun Pajaziti theksoi se: ka kohë që Lipjani ka ngritur disa shqetësime dhe nevoja në adresë të MPB-së dhe ne jemi këtu për të biseduar për këto punë dhe ato investime që MPB-ja mund t’i realizojë në komunën e Lipjanit. Jemi këtu për të parë hapësirën të cilën komuna mund të jap për ndërtimin e një objekti që ka të bëjë me lëshimin e dokumenteve civile, pasaportat, letërnjoftimet, patentë-shoferë dhe dokumente tjera që lëshon MPB-ja”,- tha ministri Pajaziti. Në vazhdim të fjalës së tij ministri i Brendshëm, z. Zenun Pajaziti tha se: “Marrë parasysh bashkëpunimin e mirë që kemi me kryetarin Buja, u akorduam që ky proces të lëvizë para, të jetë më i shpejtë dhe komuna në kuadër të planeve që ka të jap hapësirën për këtë investim”. Ndërsa kryetari i Lipjanit Shukri Buja deklaroi se: ministri erdhi me propozim konkret për ndërtimin e objektit për dokumentacionin civil dhe kjo është e mirëseardhur për komunën. Ne u pajtuam dhe tashmë e kemi caktuar vendin ku shpresojmë se do të fillojnë ndërtimet për këtë objekt”, - tha Buja. Duke folur për disa shqetësime të tjera që ka kjo komunë, kryetari i Lipjanit, z. Shkuri Buja potencoi se: ka kërkesën e policisë së Lipjanit drejtuar kryetarit të komunës për pajisjen me disa radarë ne nënstacionet Janjevë dhe Magurë. Morëm premtimin e ministrit se kjo punë do të rregullohet, por ishin edhe disa çështje të tjera, për të cilat ministri është i gatshëm të investojë ne Lipjan”, -ka theksuar Buja.