Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Policore të Shqipërisë

më shumë

Lajme

Policia ka arrestuar katër persona për vepër penale detyrim dhe rrëmbim

04.11.2008

Kaçanik, 4 nëntor 2008 – Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës dhe Policia e UNMIK-ut, ka zbatuar urdhërarrestin, me ç’rast ka arrestuar Nesim Currin (1969) nga Hani i Elezit, Arsim Kolshin (1978) nga Doganaj i Kaçanikut, Fikri Hasanin (1969) nga Firaja e Shtërpcës dhe Afet Dalloshin (1978) nga Saponica e Kaçanikut, njofton Zyra për Informim Publik e Policisë së Kosovës.

Njoftohet se urdhërrarrest kishte edhe për të dyshuarin e pestë Xhabir Zharkun (1964) nga Kaçaniku, i cili gjatë kësaj kohe nuk gjendej në shtëpi.

Bëhet e ditur se rreth dhjetë muaj më parë policia ka pranuar një ankesë nga një qytetar që kishte të bënte me detyrim dhe rrëmbim.
Urdhërrarresti dhe urdhërkontrolli është lëshuar nga Gjyqtari ndërkombëtar për pesë të dyshuar, si dhe urdhërkontrolli për dy të dyshuar të tjerë. Dyshohet se këta persona kanë kryer vepër penale për detyrim (neni 267 i KPPK-së) dhe rrëmbim (neni 159 i KPPK-së), që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2006.
Njoftohet se gjatë bastisjes së shtëpisë së Arsim Kolshit në Doganaj të Kaçanikut, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri bomba dore, një pushkë automatike AK 47, një revole dhe qindra fishekë.

Po ashtu Zyra për Informim Publik e Policisë së Kosovës bën të ditur se në shtëpinë e Xhabir Zharkut ka gjetur një pushkë automatike AK 47, dy pushkë automatike MP 5, një revole dhe sasi eksplozivi. Përveç shtëpisë, është kontrolluar edhe vendi i punës së Xhabir Zharkut, përkatësisht një zyrë në Kuvendin komunal në Kaçanik.

Bëhet e ditur se janë bastisur edhe shtëpitë e dy të dyshimtëve të tjerë, të cilët tashmë gjenden në paraburgim si të dyshimtë për një vepër penale dhe ato janë shtëpitë e Besnik Hasanit (1976) në Firajë të Shtërpcës dhe të Nusret Cenës (1975) në Doganaj të Kaçanikut.