MPB ofron shfrytëzimin e portalit qeveritar për publikimin ditor të listave të distribuimit të letërnjoftimeve, dokumenteve të udhëtimit dhe patent shoferëve
30.04.2009
Për këtë klikoni në portalin qeveritar: http://www.rks-gov.net apo në faqen zyrtare të MPB-së në http://www.mpb-ks.org/ ku do të jetë një link që tu lidhë me portalin qeveritar
Prishtinë, 30 prill, 09 Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se në vazhdim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe të ofrimit të shërbimeve sa më efikase dhe cilësore ndaj qytetarëve, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shërbimeve Publike për shfrytëzimin e portalit qeveritar për publikimin ditor të listave të distribuimit të letërnjoftimeve, dokumenteve të udhëtimit dhe patent shoferëve.
Formën e dërgimit të të dhënave, formatin elektronik mdb, forma e listës së gatshme për publikim si dhe llojin e informative, të cilat përfshihen në këto lista janë përcaktuar nga Departamenti i Teknologjisë Informative në Ministrinë e Shërbimeve Publike dhe nga Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmbajnë:
1. Numrin personal;
2. Mbiemrin;
3. Emrin;
4. Komunën;
5. Llojin e dokumentit (1. LNJ, 2. Pas. Dhe 3. P.sh.)
6. Datën e distribuimit
Nëse keni bërë kërkesë për dokumentet e Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë, apo patent shofer) dhe pritni konfirmimin se dokumenti juaj është gati për ta marrë, atëherë udhëzimet e bashkangjitura do tu ndihmojnë që ta merrni informatën se a është i gatshëm dokumenti juaj:
Për këtë klikoni në portalin qeveritar: http://www.rks-gov.net apo në faqen zyrtare të MPB-së në http://www.mpb-ks.org/ ku do të jetë një link që tu lidhë me portalin qeveritar.









