Grupi punues për implemtimin e strategjisë kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës

më shumë

Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme përshëndetë fillimin e punës në pikat kufitare në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë-Konçul

31.12.2012

Ministria e Punëve të Brendshme përshëndetë fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar te Kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe në pikat kufitare Bërnjak dhe Dheu i Bardhë-Konçul. Fillimi i zbatimit të kësaj Marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh  në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtaret e Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në përgatitjen e infrastrukturës dhe aspekteve tjera teknike për fillimin e këtij procesi.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencionet shtetërore përgjegjëse për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mbeten të përkushtuara në përmbushjen e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.