MPB dhe Dogana e Kosovës pranuan donacion nga Qeveria e SHBA-së në vlerë prej 420 mijë dollarësh

më shumë

Agjenda Ditore

23.05.2013

Sot do të mbahet ceremonia e pranimit të donacionit nga Ambasada e ShBA-ve për PK-në dhe Doganën e Kosovës

Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në ora 11:30, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dorëzojë pajisje të inspektimit...

më shumë

Grupi teknik përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes për IBM-në mbajtën konferencë me gazetarë

19.12.2012

Grupi teknik përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të kryesuar nga Fisnik Rexhepi nga MPB-ja, drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, Qemajl Marmullakaj nga Zyra e Kryeministrit, drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe Valdet Gjinovci, Kyreshef i Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, mbajtën një konferencë me gazetarë menjëherë pas kthimit nga Brukseli.

Kryesuesi i gurpit, Fisnik Rexhepi, theksoi se gjatë datave 17 dhe 18 dhjetor në Bruksel është mbajtur takimi tetë i grupit implemetues për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit. Në këtë takim sipas agjendës janë diskutuar disa tema dhe fillimisht është diskutuar për çështjen e kalimit të mallrave që lidhen me veterinën dhe fito-sanitarinë.

“Ne si delegacion kemi ngritur shqetësimin për pengesat që vite me radhe autoritetet e Serbinë i’u kanë shkaktuar operatorëve të biznesit të Kosovës për të importuar përmes Serbisë dhe për të eksportuar në Kosovë, apo Serbi duke mos i vlerësuar si relevante dokumentet e lëshuara nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit. Pas diskutimeve që kemi  pasur, BE-ja si ndërmjetës ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë për të ndryshuar rregullativën e tyre ligjore dhe për të mundësuar bizneseve kosovare për të importuar dhe eksportuar produkte në dhe përmes territorit të Serbisë në Kosovë. Ne presim që në muajin janar të kemi progres të prekshëm në këtë drejtim.”, tha Rexhepi.

Rexhepi vuri në dukje se është biseduar edhe për sistemin elektronik të shkëmbimit të dhënave doganore dhe janë pajtuar që kjo të bëhet përmes një projekti të BE-së, ku gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë të lidhura me këtë sistem dhe do të shkëmbehen informatat e tyre doganore dhe në këtë kontekst autoritetet e Kosovës dhe Serbisë do të shkëmbejnë informata për çështjet doganore.

“Po ashtu është biseduar për përgatitjet që janë bërë për zbatimin e marrëveshjes së IBM-së edhe në pikat kufitare në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë, Konqul. Presim që marrëveshja siç jemi dakorduar të fillojë të zbatohet edhe në këto dy pika me datë 31 dhjetor të këtij viti. Kemi caktuar edhe si datë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes edhe në dy pika të tjera të mbetura në Mutivodë dhe Muqibabë dhe data e përcaktuar është me 28 shkurt të vitit 2013”, theksoi Rexhepi.

Gjithashtu kryesuesi i delegacionit kosovar, Fisnik Rexhepi, tha se është diskutuar edhe për ecurinë e deritanishme të zbatimit të marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit në pikat kufitare në Jarinjë dhe Merdarë. Sa i përket Jarnijës kemi shprehur shqetësimet për faktin se pala serbe, përkundër dakordimit nuk ka arritur të përgatisë infrastrukturën sipas skicës të cilën jemi pajtuar ne si tri palë dhe kemi parë një neglizhencë të autoriteteve serbe sa i përket përgatitjes së tërësishme të infrastrukturës, përkundër kësaj kemi marr premtime se edhe atje do të vazhdojnë me intensitet në mënyrë që të ketë kthim normal të punës edhe në këtë pikë kufitare. Pala serbe ka ngritur shqetësime sa i përket ndalesës siç është theksuar nga ana e tyre të mallrave që hyjnë përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Ndërsa, Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, tha se në këtë takim realisht nuk kanë ndryshuar asgjë prej asaj është filluar me u zbatu me 10 dhjetor në vendkalimin kufitarë në Jarninjë. Dogana e Kosovës është në atë vendkalim kufitarë, siç është në Merdare.

“Ajo që po bëjmë ne është se po marrim evindecë se çka po hynë në Kosovë dhe po i udhëzojmë të gjitha kompanitë që të shkojnë në terminalin doganor në Mitrovicë. Një pjesë e madhe e atyre mallrave po vijnë, një pjesë nuk po vijnë, nuk është një sekret, por ato që nuk po vijnë janë kryesisht furnizime ushqimore në vlera të ulëta të cilat shkojnë për popullatën në Leposaviq, Zveqan apo komuna tjera”, tha Huruglica
.
Drejtori i Doganës, Naim Huruglica, tha se në këto raste kryesisht kemi të bëjmë me bukë, qumësht, ushqime të tjera ditore të cilat kjo zonë, zakonisht furnizohet prej qyteteve të afërta fqinjë serbe. Edhe ata në realitet nuk janë liruar prej taksave, por ne kemi treguar një dozë fleksibiliteti, sepse nuk kemi shkuar në implementim strikt detyrimeve që të bllokojmë këtë zonë të furnizohet me ushqime.

“Realisht për vet faktin që kanë hy dhe janë evidentuar, ata kanë një obligim për të paguar edhe nëse është në shuma minimale dhe nuk janë liruar nga taksat, por fleksibiliteti ka pasur të bëjë me atë që të mos shkohet në 100% të implementimit, tani në këtë moment pa u bërë kushtet se nëse një subjekt ka sjellë 200 euro bukë, i bie tatim 32 euro në vlerën e shtuar, dëshiron të paguaj në vendkalim, ne nuk kemi kushte për të bërë një gjë të tillë dhe pa u kompletuar infrastruktura që e ka për obligim Serbia”, tha Huruglica

Huruglica vuri në pah se ky është mirëkuptimi në kuptimin e asaj që nëse ka nevojë në atë që derisa të kompletohen kushtet për tu mos implementuar strikt kodin doganor. Doganierët do të vazhdojnë të bëjnë punën e vet, do të kontrollojnë mallrat, do të mbajnë evidencë se çka është hynë dhe del dhe kjo do të vazhdohet deri më datën 10 janar të vitit 2013.