Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

më shumë

Lajme

Departamenti për Prokurim Publik

1.Departamenti për Prokurim Publik, udhëhiqet nga drejtori dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim, duke përfshirë aktivitetet nga MPB-ja së bashku me të gjitha agjencitë e dala pas procesit të rishikimit funksional:

1.1
 Përgatit planin dhe strategjinë e prokurimit për MPB-në, duke bërë sigurimin se të gjitha kërkesave për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime të konsulencës, që të jenë të nënshkruara nga personat e autorizuar dhe të jenë në harmoni me procedurat e prokurimit;
1.2 Organizon punën dhe aktivitetet e prokurimit duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullon procedurat e prokurimit në  Kosovë;
1.3 Nënshkruan dokumentacionin zyrtar të  prokurimit, përveç të drejtave që i bart dhe siguron që kjo e drejtë nuk është e kufizuar me ndonjë akt juridik zyrtar;
1.4 Bën organizimin e procedurave dhe kuotave të çmimeve dhe të tenderëve varësisht nga çmimi i vlerësuar, dhe në bazë të limiteve cakton edhe metodën e prokurimit;
1.5 Afron këshilla dhe sugjerime për zbatimin e procedurave të prokurimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm, merr vendime lidhur me problemet që paraqiten me rastin e realizimit të kontratave nga kontraktues të ndryshëm;
1.6 Bashkëpunon me personat përgjegjës të departamenteve lidhur me problemet e hartimit të planit të prokurimit, kërkesave për prokurim, problemeve financiare, logjistikës dhe analizon të arriturat, vështirësitë, kufizimet në kuadër të ministrisë nga aspekti i prokurimit;
1.7 Organizon takime të rregullta me stafin e prokurimit, merr pjesë në takime ku në kuadër të MPB-së hartohen raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë zhvilluar nga Departamenti i Prokurimit.

2. Departamenti i Prokurimit është i organizuar në dy divizione:

1. Divizioni për Mallra dhe Shërbime dhe
2. Divizioni për Punë dhe Konsulencë.


Agim Fejzullahi

Drejtor i Departamentit të Prokurimit

Tel: + 381 (0) 38 200 19 668
Centrex: +381 (0)38 200 19 575
Email: [email protected]
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë