Ministri Rexhepi priti në takim Shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt

më shumë

Lajme

Zyra për Koordinim dhe Integrime Evropiane

1.Zyra për Koordinim dhe Integrime Evropiane, udhëhiqet nga drejtori dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1
Siguron që dokumentet strategjike të zhvilluara nga MPB-ja të jenë në përputhshmëri me Planin Kombëtar Strategjik të Qeverisë dhe Ministrisë, dhe kujdeset që ato të janë në harmoni me prioritetet e Integrimit Evropian për Kosovën, dhe që prioritetet afat shkurtëra dhe afat-mesme të jenë të përfshira në planin vjetor të punës dhe planin vjetor  buxhetor të Ministrisë dhe Qeverisë;
1.2 Koordinon aktivitetet që lidhen me sigurimin e inputit të ministrisë rreth hartimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian dhe dokumenteve tjera planifikuese në procesin e integrimit evropian si dhe përgatitjen e inputeve për raport të progresit;
1.3 Monitoron dhe raporton për arritjet dhe aktivitetet e departamenteve dhe agjencive rreth obligimeve që dalin nga PVPE-ja (Plani i Veprimit për Partneritet Evropian) dhe dokumentet tjera strategjike të Qeverisë;
1.4 Shërben si pikë kontakti për Ministrin e Integrimit Evropian dhe institucioneve tjera relevante në çështjet e MPB-së, si dhe bashkëpunon me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian që lidhen me integrimet evropiane;
1.5 Lehtëson dhe koordinon planifikimin dhe programimin e asistencës bilaterale dhe multilaterale të donatorëve, përfshirë asistencën e IPA-së (Instrumenti Para Anëtarësimit), TAIEX dhe binjakëzimin si dhe monitoron dhe vlerëson zbatimin e tyre;
1.6 Bën bashkërendimin e asistencës së donatorëve dhe prioretizimin e fushave në të cilat ministria ka nevojë për përkrahje, si dhe përkrah këtë proces me aktivitetet planifikuese të buxhetit shtetëror.


Artan Duraku
Udhëheqëse e Zyrës për Koordinim dhe Integrime Evropiane

Tel: +381(0)38 200 19 658
E-mail: [email protected]
Adresa: Rruga "Luan Haradinaj" p.n.