Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve dhe Patent-shoferëve
Departamenti i Regjistrimeve të Automjeteve dhe Patent-shoferëve, zhvillon, mbikëqyrë dhe zbaton politikat e Qeverisë për regjistrimin e automjeteve dhe lëshimin e patent-shoferëve të Kosovës. Po ashtu është përgjegjës për të siguruar se këto polítika janë zbatuar në mënyrë efikase dhe efektive nga të gjitha njësitë e regjistrimit të automjeteve dhe patentë-shoferëve.
Departamenti i Regjistrimeve të Automjeteve dhe Patent-shoferëve, ka për objektiv krijimin e një shërbimi profesional, efikas dhe të ndërgjegjshëm për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sakta dhe të ndershme, për ti pajisur qytetarët me dokumentacionet e nevojshme.
Në zbatimin e misionit të tij, Departamenti i Regjistrimeve të Automjeteve dhe Patent-shoferëve, kryen këto funksione kryesore:
- Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin dhe bashkërendimin e politikës së regjistrimit të automjeteve dhe lëshimin e patent-shoferëve;
- Planifikon, zhvillon, harton dhe zbaton strategjinë e Departamentit të Regjistrimit të Automjeteve dhe lëshimit të patentë-shoferëve;
- Angazhohet në krijimin dhe zhvillimin e një shërbimi profesional, efikas dhe të ndërgjegjshëm për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sakta dhe të ndershme qytetarëve, për ti pajisur me dokumentacion të nevojshëm;
- Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare (autoritetet e shteteve të huaja), për një siguri më të madhe në komunikacion, në zvogëlimin dhe eliminimin e mundshëm të keqpërdorimit në regjistrimin e automjeteve dhe prodhimin e lëshimin e patentë-shoferëve dhe
- Përgatitë raporte periodike e vjetore mbi gjendjen e përgjithshme për regjistrimin e automjeteve dhe lëshimin e patent-shoferëve në Kosovë.
Divizioni për Regjistrimin e Automjeteve
Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për regjistrimin e automjeteve, me qëllim të krijimit të politikave dhe praktikave moderne në këtë lëmi. Funksionet e Divizionit janë:
- Zbatimi i politikave të regjistrimit të automjeteve në Kosovë;
- Planifikon, organizon, kontrollon dhe mbikëqyrë kryerjen e punëve të DRA-QRA-ve;
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe procedurave për regjistrimin e automjeteve dhe për lëshimin e dokumentit për regjistrimin e automjeteve;
- Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategjinë e Divizionit të Regjistrimit të Automjeteve;
- Përgatitë projektet e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe projektrregulloret, që kanë të bëjnë me punën e Divizionit të Regjistrimit të Automjeteve;
- Kujdeset dhe është përgjegjës për verifikimin e saktësisë së dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve;
- Bashkëpunon me institucionet vendore dhe autoritetet e shteteve të huaja, për një siguri më të madhe në komunikacion, në zvogëlimin dhe eliminimin e mundshëm në keqpërdorimin e regjistrimit të automjeteve;
- Kujdeset për ofrimin e kushteve dhe përmbushjen e nevojave për punë të suksesshme në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe
- Harton dhe propozon planin e punës, si dhe përgatitë raporte periodike e vjetore për regjistrimin e automjeteve në Kosovë.
Divizioni për Patent-shoferë
Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për lëshimin e patent-shoferëve, me qëllim të krijimit të politikave dhe praktikave moderne në këtë lëmi. Funksionet e Divizionit janë:
- Zbaton politikën për lëshimin e patentë-shoferëve të Kosovës;
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe procedurave për aplikimin dhe lëshimin e patent-shoferëve;
- Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategjinë e Divizionit të Patent-shoferëve;
- Përgatitë (harton) projektet e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe projektrregulloret që kanë të bëjnë me punën e Divizionit të Patent-shoferëve;
- Koordinon punët e përditshme, lidhur me identifikimin e punëve dhe prioriteteve të Divizionit për Patentë-shoferë;
- Bashkëpunon me institucionet vendore dhe autoritetet e shteteve të huaja për një siguri më të madhe në komunikacion, në zvogëlimin dhe eliminimin e mundshëm të keqpërdorimit në regjistrimin e automjeteve dhe prodhimin (lëshimin) e patent-shoferëve;
- Bashkëpunon me Qendrën Kryesore të Prodhimit për Patent-shoferë, lidhur me prodhimin e Patent-shoferëve, raportet periodike dhe vjetore për prodhimin dhe shpërndarjen e patentë- shoferëve;
- Bashkëpunon ngushtë me njësitë e testimit në MTPT lidhur me dorëzimin e aplikacioneve, fletëpagesave dhe prodhimin e lëshimin e patent-shoferëve;
- Harton dhe propozon planin e punës dhe përgatitë raporte periodike e vjetore për lëshimin e patent-shoferëve në Kosovë.
Divizioni i Barazimit të të Hyrave
Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për barazimin e të hyrave, me qëllim të krijimit të politikave dhe praktikave moderne në këtë lëmi. Funksionet e Divizionit janë:
- Zbaton politikat dhe procedurat e parapara për barazimin e të hyrave që realizohen në Departament;
- Planifikon, organizon dhe bën barazimin e të hyrave të divizioneve, që i realizojnë të hyrat gjatë aktivitetit të punës;
- Bashkëpunon dhe komunikon me qendrat e regjistrimit të automjeteve, zyrtarët e shpërndarjes së patent-shoferëve, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Bankën e Pagesave të Kosovës, si dhe me të gjitha bankat komerciale dhe organet tjera mikrofinanciare, që janë të autorizuara ti mbledhin të hyrat qeveritare;
- Zbaton procedurat e parapara me Ligjin mbi financat publike, si dhe në pajtim me rregulloret dhe udhëzimet administrative në fuqi për barazimin e të hyrave;
- Organizon dosjet dhe kartotekat e barazimit të të hyrave për divizionet aktuale;
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe procedurave për monitorimin dhe barazimin e të hyrave, si dhe raporton për punët e Divizionit te drejtori;
- Mban lidhje me MEF-in, BPK-në dhe bankat komerciale për ti identifikuar nevojat për ti ofruar stafit këshilla dhe udhëzime.
Sebahate Muharremi
Drejtore e Departamentit të Regjistrimit të Automjeteve dhe Patent-Shoferëve
Tel: +381 38 200 30 817
Email: sebahate.muharremi@ks-gov.net
Adresa: Objekti i Gërmisë, bul. Nënë Tereza Prishtinë









