Qytetarët e Kosovës do të njoftohen me sms apo emaill për të marrë letërnjoftimin ose pasaportën

më shumë

Lajme

Departamenti i Regjistrimeve dhe Gjendjes Civile

Departamenti i Regjistrimeve dhe i Gjendjes Civile, zhvillon, mbikëqyrë dhe zbaton politikat e Qeverisë për regjistrimin dhe gjendjen civile të qytetarëve të Kosovës dhe është përgjegjës për të siguruar se këto polítika janë zbatuar në mënyrë efektive, korrekte dhe të sakta nga të gjitha njësitë e regjistrimit dhe të gjendjes civile.

Departamenti i Regjistrimeve dhe i Gjendjes Civile, ka për objektiv krijimin dhe ngritjen e një shërbimi profesional, efikas dhe të ndërgjegjshëm për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sakta dhe të ndershme, për regjistrimin dhe për pajisjen e qytetarëve me dokumentacion civil, si bazë themelore e identitetit personal dhe shtetëror të tyre.

Në zbatimin e misionit të tij, Departamenti i Regjistrimeve dhe i Gjendjes Civile, kryen këto funksione kryesore:

  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikës së regjistrimit, gjendjes civile dhe lëshimit të dokumentacionit civil për qytetarët e Kosovës;
  • Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategjinë e Departamentit të Regjistrimit Civil dhe të Gjendjes Civile; 
  • Zhvillon dhe koordinon zbatimin e politikës për ofrimin e shërbimeve profesionale, efikase dhe të shpejta të qytetarëve;
  • Angazhohet në krijimin e një shërbimi profesional, efikas dhe të ndërgjegjshëm për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sakta dhe të ndershme qytetarëve për dokumentacionin civil, si bazë themelore e identitetit personal dhe shtetëror;
  • Bashkëpunon me autoritetet e shteteve të huaja lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me regjistrimin, gjendjen civile dhe dokumentacionin civil;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyrë punën e qendrave komunale të regjistrimit civil, duke bashkëpunuar dhe komunikuar me zyrat komunale të gjendjes civile, lidhur me regjistrimin e gjendjes civile dhe
  • Përgatitë raporte periodike dhe vjetore mbi situatën e përgjithshme të gjendjes civile dhe të regjistrimeve në Njësinë e Regjistrimit dhe të Gjendjes Civile në Kosovë. Departamenti i Gjendjes Civile dhe i Regjistrimeve, në pikëpamje institucionale është i organizuar dhe strukturuar në dy divizione:

 

Divizioni i Regjistrimit Civil

 Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave për regjistrimin e qytetarëve, me qëllim të krijimit të politikave dhe praktikave moderne, në ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumentacion civil në këtë lëmi.

Funksionet e Divizionit janë:

 

  • Është përgjegjës për zbatimin dhe bashkërendimin e politikave për regjistrimin civil në qendrat komunale të regjistrimit civil;
  • Është përgjegjës dhe kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe procedurave për regjistrimin civil dhe lëshimin e dokumenteve civile;
  • Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategjinë e regjistrimit civil;
  • Përgatitë (harton) projektet e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Divizionit të Regjistrimit Civil;
  • Kujdeset dhe është përgjegjës për udhëzimet e qendrave komunale të regjistrimit civil për verifikimin e saktësisë së dokumenteve të nevojshme për regjistrimin civil;
  • Mbanë lidhjet me qendrat komunale të regjistrimit civil, për t’i identifikuar nevojat dhe për t’i ofruar ndihmë, këshilla dhe udhëzime personelit;
  • Mbanë lidhje dhe bashkëpunon ngushtë me Divizionin e Gjendjes Civile (DGJC), që të sigurohet një integrim në mes të funksioneve të QKRC-së (Regjistrimit Civil-DI-DU-Pasaportit) dhe të DGJC (certifikatave të lindjes, martesës, vdekjes etj);
  • Kujdeset për të siguruar gadishmëri për ofrimin e shërbimeve të regjistrimit nga QKRC-të me pajisjet (Sagem-Kit), për regjistrimin e aplikantëve në shtëpi, spital, si dhe për shërbime të tjera të kërkuara (p.sh. shpërndarja e letërnjoftimeve).


Divizioni i Gjendjes Civile

 Është përgjegjës për zhvillimin për zbatimin e politikave për gjendjen civile, me qëllim të krijimit të politikave dhe praktikave moderne, në ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumentacion civil në lëmin e gjendjes civile.

Funksionet e Divizionit janë:

  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe bashkërendimin e politikave për Gjendjen Civile në Kosovë;
  • Është përgjegjës për zbatimin e procedurave të parapara dhe përgjegjësive në fushën e regjistrimit civil, që funksionojnë  në kuadër të Divizionit të Gjendjes Civile;
  • Është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e vërtetimit, pastaj për verifikimin e dokumenteve civile, vulën verifikuese, mbledhjen e të dhënave, mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave, lidhur me ndodhitë që kanë të bëjnë me gjendjen civile, organizimin dhe kontrollimin e kualitetit të regjistrimeve në regjistrat e gjendjes civile (librat amëz), si dhe lëshimin e certifikatave;
  • Është përgjegjës për bashkëpunim dhe komunikim me zyrat e ndërlidhjes që veprojnë në Kosovë, si ambasadat, gjykatat, shtetet e huaja, që kanë të bëjnë lidhur me të gjitha çështjet e gjendjes civile, përkatësisht dokumentet civile;
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me zyrat komunale të gjendjes civile dhe të regjistrimit civil  nëpër komuna dhe organet tjera lidhur me të gjitha çështjet e gjendjes civile;
  • Përgatitë (harton) projektet e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe të rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Divizionit të Gjendjes Civile;
  • Është përgjegjës për zbatimin e procedurave të parapara për sigurimin dhe përdorimin e vulave, si dhe për përcaktimin e zyrtarëve të autorizuar për nënshkrim;
  • Mbikëqyrë, organizon dhe koordinon punët lidhur me regjistrimin e fakteve të Gjendjes Civile të ndodhura jashtë Kosovës, shtetasve të huaj që ndodhen në Kosovë, si dhe i informon shtetet përkatëse;
  • Është përgjegjës për autorizimin e personave për nënshkrimin e certifikatave nëpër komuna, për formën dhe përmbajtjen e certifikatave, si dhe për çdo ndryshim eventual rreth gjendjes civile, me ç’rast i njofton zyrat e ndërlidhjes dhe qeveritë e huaja;
  • Është përgjegjës për zhvillimin e sistemeve dhe procedurave të efektshme për dokumentacion civil;
  • Harton dhe propozon Planin e Punës dhe njëherësh përgatitë raporte periodike e vjetore për lëshimin e dokumentacionit të nevojshëm për qytetarët e Kosovës.

Blerim Camaj
Drejtor i Departamentit të Regjistrimeve dhe Gjendjes Civile

Tel: + 381 (0) 38 200 30 341 & + 381 (0) 38 200 19 114
Fax: + 381 (0) 38 200 30 815
Email: [email protected]
Adresa: Objekti “Gërmia”, BD-26 – Prishtinë