Qytetarët e Kosovës do të njoftohen me sms apo emaill për të marrë letërnjoftimin ose pasaportën

më shumë

Lajme

Agjencia për Regjistrim Civil


Misioni dhe veprimtaria

Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) do të veprojë në përputhje me misionin e MPB-së, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara, të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.

Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe profesionale për qytetar në fushën e gjendjes civile, paraqet objektivin kryesor të ARC-së.

Themelimi i ARC-së është i bazuar në vendimin e Qeverisë  së Republikës së Kosovës i cili vendim i përcakton detyrat e saj për të “ofruar  të gjitha shërbimet për qytetarët dhe banorët të cilët aplikojnë për karta identiteti, pasaporta, nënshtetësi, dokumente të gjendjes civile, patentë shofer dhe dokumente për regjistrimin e automjeteve.”

Udhëzimi administrativ, 17/2010 përcakton strukturën, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të  ARC-së. ARC përbëhet nga këto departamente:

- Departamenti për regjistrim dhe gjendjen civile,
- Departamenti për prodhimin e dokumenteve,
- Departamenti për regjistrimin e automjeteve dhe  patentë shoferëve,
- Departamenti  i  teknologjisë informative dhe komunikimeve,
- Zyra e inspektoratit dhe
- Zyra për koordinim dhe bashkëpunim