MPB dhe Dogana e Kosovës pranuan donacion nga Qeveria e SHBA-së në vlerë prej 420 mijë dollarësh

më shumë

Agjenda Ditore

23.05.2013

Sot do të mbahet ceremonia e pranimit të donacionit nga Ambasada e ShBA-ve për PK-në dhe Doganën e Kosovës

Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në ora 11:30, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dorëzojë pajisje të inspektimit...

më shumë

Ismet Ibishi

Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ismet Ibishi, është zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Studimet për  makineri i kreu në vitin 1979 dhe mori titullin, inxhinier i makinerisë.

Përvoja e punës
• Gjatë vitit 1978-1991 ka punuar si oficer i APJ-së, në Slloveni, në mbrojtjen kundër ajrore me sisteme të rënda  raketore, në kuadër të aviacionit luftarak, ku ka qenë komandant i njësisë raketore “Neva”, ose “Sam-2”.
• Nga viti 1991-1998, ka qenë pronar dhe drejtor i  ndërmarrjes private të Tregtisë dhe Ndërtimit “Dini doo”, me seli në Postojnë, Republika e Sllovenisë.
• Nga viti 1991 është marrë me aktivitete kombëtare dhe në lëvizje të ndryshme, për krijimin e një force ushtarake të Republikës së Kosovës.
• Nga Marsi i vitit 1998 është bërë pjesëtarë i UÇK dhe është emëruar ndihmës i parë i komandantit për  zbulim, kundërzbulim dhe operativë në rrafshin e  Dukagjinit.
• Nga viti 1999 është emëruar shef i personelit në Komandën  e ZOLL me gradën e kolonelit, ku ka punuar dhe vepruar deri në tetor të vitit 1999.
• Nga tetori i vitit 1999-shtator të vitit 2000, është transferuar  në Gjilan, ku si kolonel i TMK-së, ka ushtruar detyrën e shefit të Operativës, në Komandën e Zonës së gjashtë në Gjilan.
• Nga tetori i vitit 2000, deri në  shtator të vitit 2006, ka punuar si shef i operativës në Prishtinë, në Qendrën e Komandës, Trajnimit dhe Doktrinës.


Tel: +381 (0)38 200 19 657
Email: Ismet.Ibishi@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. – Prishtinë