MPB dhe Dogana e Kosovës pranuan donacion nga Qeveria e SHBA-së në vlerë prej 420 mijë dollarësh

më shumë

Agjenda Ditore

23.05.2013

Sot do të mbahet ceremonia e pranimit të donacionit nga Ambasada e ShBA-ve për PK-në dhe Doganën e Kosovës

Në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në ora 11:30, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dorëzojë pajisje të inspektimit...

më shumë

Agjencia për Menaxhim Emergjent

Misioni
1. Agjencia për Menaxhim të Emergjencave vepron me misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara, të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.

2. Fushëveprimi i AME-së është mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar veprim të përbashkët ekipor, në funksion të ndërtimit, avancimit dhe mbajtjes së kapacitetit tonë të nevojshëm për t’u përgatitur, mbrojtur, reaguar dhe rimëkëmbur nga rreziqet e të gjitha llojeve.

Realizimi i objektivave:
1. Hartimi dhe miratimi i Sistemit të Integruar të Emergjencave;
2. Hartimi dhe aprovimi i Planit Kombëtar të Reagimit;
3. Përgatitja dhe trajnimi i shërbimeve emergjente;
4. Bashkërendimi i inspektimit të lokacioneve me materie të rrezikshme;
5. Ristrukturimi i DME dhe Avancimi në AME;
6. Hartimi dhe miratimi i vlerësimit të rreziqeve dhe planeve operative për mbrojtje dhe shpëtim;
7. Draftimi i plotësim-ndryshimit të infrastrukturës ligjore dhe draftimit të ligjit;
8. Menaxhimi dhe koordinimi i rasteve emergjente;
9. Nismat e mirëfillta të bashkëpunimit në lëmin e emergjencave me shtetet e rajonit dhe Evropës duke i përfshirë marrëveshjet e bashkëpunimit dhe draft-marrëveshjet.