Ministri Rexhepi u takua me ministren Federale të Departamentit për Drejtësi dhe Polici të Bernit, Simonetta Sommaruga

më shumë

Agjenda Ditore

19.06.2013

Në MPB do të mbahet konferencë për media lidhur raportin vjetor të DASh-it për trafikimin me qenie njerëzore

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nesër në ora 11:30, do të mbahet konferencë për media lidhur me Raportin për trafikim me qenie njerëzore i...

më shumë

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, udhëhiqet nga Sekretari, i cili detyrat dhe përgjegjësitë i tij i ushtron  në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e vendosura me këtë udhëzim administrativ.

2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm do të përbëhet nga  Shefi i Zyrës, Zyrtari i lartë administrativ, Zyrtari kryesor financiar, Certifikuesi, Asistenti i transportit  si dhe trupa të tjerë të përkohshëm, të themeluar me vendim të ministrit.

3. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, përveç përgjegjësive administrative dhe menaxheriale të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, do të jetë bartës i nivelit politikbërës në ministri.

4. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të jetë përgjegjëse për koordinimin e të gjitha aktiviteteve në drejtim të hartimit dhe implementimit të politikave dhe legjislacionit të MPB-së.

5. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të jetë linjë komunikimi në mes të gjitha niveleve të përgjegjësive në ministri.

6. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, do të menaxhojë me tërë buxhetin e MPB-së, me përjashtim të rasteve të theksuara me ligje të veçanta.

7. Nën rekomandimet e ministrit por edhe të departamenteve përkatëse, obligohet të mbikëqyrë procesin e hartimit dhe implementimit të politikave dhe legjislacionit në fuqi nga ana e të gjitha agjencive ekzekutive në ministri.

8. Rekomandimet e ministrit në raport me agjencitë e themeluara me ligje të veçanta, përcillen drejtpërdrejt tek menaxhmenti i lartë i agjencive, por në të njëjtën kohë edhe në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.

9. Prej momentit të nxjerrjes së këtyre rekomandimeve, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm merr obligimin e koordinimit të aktiviteteve implementuese, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me menaxhmentin e lartë të këtyre agjencive.

10. Për çdo rekomandim të dalë nga Kabineti i Ministrit është i obliguar prezantimi i një raporti të veçantë për Kabinetin e Ministrit, lidhur me procesin e implementimit dhe progresin e arritur.


Ariana Podrimaj-Rrecaj
Zyrtare e Lartë
Zyra e Sekretarit të Pergjithshëm

Tel: +381(0)38 200 19 005
Fax: +381(0)38 200 19 642
E-mail: ariana.podrimaj@rks-gov.net
Adresa: Rruga "Luan Haradinaj" p.n.