Departamenti për Buxhet dhe Financa
1.Departamenti për Buxhet dhe Financa udhëhiqet nga Zyrtari Kryesorë Financiarë dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1.1 Ndihmon ministrin në përgatitjen e projektbuxhetit për ministrinë;
1.2 Siguron që organizata buxhetore t`i respektoj të gjitha qarkoret e buxhetit dhe udhëzimet administrative, lidhur me hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit;
1.3 Bën hartimin dhe dorëzimin e buxhetit të propozuar të organizatës buxhetore dhe kërkesat për ndarjet buxhetore;
1.4 Realizon planin dinamik të realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetor;
1.5 Bën planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme;
1.6 Realizon udhëheqjen e çështjeve financiare;
1.7 Bën sigurimin që të plotësohen të gjitha obligimet e organizatës buxhetore,duke përfshirë këtu pagesën me kohë të të gjitha faturave dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave;
1.8 Siguron që të jenë të vendosura sistemet informative dhe procedurat për të monitoruar secilin proces të shpenzimeve (nga inicimi deri te pagesa e faturave)dhe koordinimi i kalimit të urdhrave për zotim e pagesë dhe të dokumenteve të tjera nga zyrtarët autorizues, Zyra e Prokurimit, Certifikimi dhe deri te Departamenti i Thesarit;
1.9 Bën evidencimin e të gjitha të hyrave;
1.10 Bën raportimin e gjendjes së të hyrave dhe
1.11 Barazimin me Thesarin.
2.Departamenti përbëhet nga tri divizione:
2.1. Divizioni për Buxhet;
2.2. Divizioni për Financa dhe
2.3. Divizionin e të Hyrave.
Drita Xheladini
Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa
Tel: +381 (0)38 521 048
Centrex: +381 (0)38 200 19 529
Email: drita.xheladini@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë









