ICITAP transferoi programin e teknologjisë informative Ministrisë së Punëve të Brendshme

më shumë

Agjenda Ditore

23.04.2014

ICITAP transferon programin e teknologjisë informative Ministrisë së Punëve të Brendshme

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nesër do të mbahet ceremonia e transferimit të programit të teknologjisë informative i zhvilluar nga ICITAP-i, që do të përkrahë...

më shumë

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Me hyrjen në fuqi të Urdhëresë Administrative të UNMIK-ut nr.2008/3, më 26 mars të vitit 2008, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) funksinon si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

QKSPEZH është institucion që u ofron përkrahje teknike, administrative dhe edukative të gjitha agjencioneve të sigurisë publike siç janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Misioni: Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) si pjesë integrale e Ministrisë së Punëve të Brendshme është institucion që u ofron përkrahje teknike, administrative dhe edukative të gjitha agjencioneve të sigurisë publike siç janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

QKSPEZH angazhohet që të ofrojë dhe të sigurojë cilësi të lartë profesionale gjatë trajnimeve, në menaxhimin institucional, si dhe ndarjen e resurseve për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.

QKSPEZH-i është përgjegjëse edhe për sigurimin e standardeve profesionale të bazuara në kompetencat që i janë dhënë për edukim dhe trajnim të pjesëtarëve të agjencioneve të sigurisë publike.

Historiku: Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, është transformuar në janar të vitit 2006 nga Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës e themeluar në shtator të vitit 1999 nga shtylla III e UNMIK-ut, gjegjësisht Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - Misioni në Kosovë, me synim që të krijojë një forcë moderne policore, e cila do ta kthejë besimin tek zbatuesit e ligjit dhe në mënyrë efikase të zbatojë parimet e kryerjes së detyrave policore në bashkëpunim me komunitetin.

Edukimi i pjesëtarëve të agjencive të sigurisë publike është një ndër komponentat kyçe të zhvillimit dhe të krijimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të sigurisë në Kosovë. Këto agjenci janë të përgatitura në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtarisht të akceptuara, që t’u bëjnë ballë sfidave dhe kërcënimeve që kanë evoluar dhe kanë marrë dimension tjetër. Krimi i organizuar, terrorizmi ndërkombëtar dhe format e tjera të dukurive negative kanë vënë si imperativë para nesh që të mendojmë se si t’u kundërvihemi në të ardhmen.

Qendra është përgjegjëse për trajnimin dhe mbështetjen teknike të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ndaj dhe ngjashmëritë e shënuara në metodologjinë e punës për edukimin e personelit janë bërë pas identifikimit të nevojës për unifikim në zhvillimin profesional të institucioneve të sigurisë publike.

Vazhdimi i ngritjeve të kapaciteteve të personelit të qendrës nëpërmjet trajnimeve dhe kurseve profesionale, si dhe vazhdimi dhe ngritja në një nivel më të lartë të bashkëpunimit me OSBE-në dhe institucionet tjera ndërkombëtare, bëhet me qëllim të avancimit të mëtejshëm profesional, prandaj edhe do të jenë prioritete të Qendrës.

Brenda vitit në QKSPEZH trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara.

Qendra ka kapacitete të mjaftueshme që në mënyrë të suksesshme të ofrojë shërbime të integruara për disiplinat tjera dhe është bërë gjithashtu pjesë e skemës institucionale për ato degë. Është sfidë për të gjetur një koncept organizues, i cili vazhdon të ndërtohet me sukses dhe në marrëdhënie tashmë të vendosura, falë punës së gjithë stafit të mëhershëm dhe aktual të kësaj Qendre.

Rekrutimi dhe seleksionimi i kadetëve: Gjatë seleksionimit, bëhen përpjekje të ndërgjegjshme që të rekrutohen meshkuj dhe femra nga e tërë Kosova, të cilët pasqyrojnë multietnicitetin në Kosovë.

Para së gjithash aplikantët në agjencionet për siguri publike, duhet të kenë shkollimin e mesëm, të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë pa të kaluar kriminale, si dhe të jenë banorë të Kosovës.

Standardet dhe kriteret që duhet të përmbushen nga çdo njëri që aplikon në  Policinë e Kosovës, pos kritereve të theksuara më lartë, duhet të jenë moshës minimalisht nga 21-55 vjeç.

Ndërkaq, për të aplikuar në Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës, duhet  të jenë të moshës 18-35 vjeç. Testi fizik përfshinë edhe aftësitë operative të definuara nga autoriteti qëndror brenda standardeve të kompetencave të gatishmërisë emergjente për zjarrfikje dhe shpëtim.

Kriteret të cilat duhet të përmbushen nga çdo njëri që aplikon për pranim në Doganën e Kosovës, veç kritereve të përgjithshme, përcaktohen në bazë të kritereve të veçanta të konkursit për poste. Aplikuesit gjatë intervistës duhet të tregojnë aftësi dhe shkathtësi për punën e doganierit.

Për të aplikuar në Shërbimin Korrektues, kandidati pos kritereve të përgjithshme, duhet të jetë minimalisht i moshës 20 vjeçare.

Të gjithë aplikantët në agjencionet e sigurisë publike, duhet të kenë karakter të fortë moral, të jenë tolerantë dhe të shfaqin përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Programi edukativo-arsimor në Qendër: Për ta përfunduar shkollimin në Qendër, studentët i nështrohen një varg programesh edukative-arsimore, para se të caktohen në detyrë në agjencionet e tyre përkatëse.

Studentët e Policisë së Kosovës duhet ta përfundojnë shkollimin policor prej 20 javësh, përkatësisht 800 orë akademike (ligjërata dhe ushtrime praktike). Planprogrami themelor i mbështetë parimet e kryerjes së punës policore në demokraci dhe të drejtave të njeriut, si dhe e mbulon shumëllojshmërinë e gjerë të shkathtësive që kërkohen për kryerjen e punës policore në shoqëri demokratike.
Këto përfshijnë; detyrat patrolluese, hetimet e krimit, mbledhjen e dëshmive forenzike (të krim-teknikës), kontrollimi i komunikacionit (trafikut), taktikat mbrojtëse, përdorimi i forcës dhe armët e zjarrit, ndihma e parë, ligjet e aplikueshme dhe teknikat e intervistimit. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë të gërshetuara në të gjitha temat thelbësore si në klasë ashtu edhe në ushtrimet praktike në të hapur.

Trajnimi bazik për studentët e Doganës së Kosovës ka 8 javë dhe zhvillohet në dy faza: Faza teorike 5 javore dhe faza praktike 3 javore. Temat që zhvillohen në trajnim kanë të bëjnë me mandatin (rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e SHDU-së), të cilat e kanë bazën në Kodin Doganor të Kosovës, si dhe në udhëzimet dhe normativat tjera që e implementojnë Kodin Doganor të Kosovës.

Studentët e Shërbimit Korrektues duhet ta përfundojnë trajnimin 4 mujor ,që përfshinë pjesën teorike dhe praktike.Temat që zhvillohen gjatë  trajnimit bazik, në përgjithësi përfshijnë punën me të burgosur, puna risocializuese, metodat e punës, intervista me të burgosur, kontrollimi i të burgosurve, menaxhimi i sjelljeve të të burgosurëve ,shoqërimi dhe sigurimi i tyre, intervenimi në situata emergjente, përdorimi i forcës, të drejtat e njeriut etj.

Ata  që pranohen në Shërbimin Zjarrfikës duhet ta përfundojnë kursin bazik 2 javor dhe për zjarrfikës profesional kursin 8 javor. Planprogrami themelor përfshinë temat në vijim: Mjetet dhe pajisjet personale dhe të përbashkëta zjarrfikëse, procesi i lindjes, zhvillimit dhe shuarjes së zjarrit, ndihma e parë, evakuimet emergjente, veprimet operativo-teknike dhe taktike zjarrfikëse, llojet e zjarreve (zjarret e brendshme dhe të jashtme), fikset (aparatet për shuarjen e zjarreve), furnizimet me ujë, përdorimi i pajisjeve hidraulike për AKRR, mbrojtja nga zjarri, kërkimshpëtimi nga vendet e larta (objektet), ruajtja e gjurmëve gjatë shuarjes së zjarrit,vozitja emergjente,intervenimet zjarrfikëse sipas standardeve, detyrat dhe obligimet e zjarrfikësve ne veprimet operative, materiet e rrezikshme, materiet (lëndet) për shuarjen e zjarreve dhe pajisjet më të reja zjarrfikëse.

Vlerësimi i studentëve: Në proporcion me rregullat dhe parimet e trajnimit bazik, në fund të gjithë studentët e agjencioneve të sigurisë publike i nështrohen testimeve të ndryshme, që janë kusht për t’u bërë anëtarë të shërbimit përkatës.

Oficerët e Policisë së Kosovës pas përfundimit të trajnimit themelor kalojnë në trajnim fushor, duke u vlerësuar nga PFTO me vlerësime ditore, javore e mujore dhe në fund me vlerësimin përfundimtar të trajnimit fushor.

Studentët e Doganës së Kosovës në fund të fazës teorike i nënshtrohen testimit me shkrim mbi njohuritë gjenerale, rezultat ky i cili u mundëson të kalojnë në fazën e trajnimit praktik dhe fazën provuese 6 mujore. Faza e trajnimit teorik mbikëqyret dhe vlerësohet nga sektori i trajnimit, ndërsa faza e trajnimit praktik mbikëqyret dhe vlerësohet nga Bashkëpunëtori i Trajnimeve për  PKN ose PKA përkatëse.

Vlerësimi i studentëve të Shërbimit Korrektues pas përfundimit të trajnimit bëhet me shkrim, i cili përfshin dy teste; testin e mesëm dhe atë përfundimtar.

Ndërsa vlerësimi i studentëve Zjarrëfikës bëhet nga instruktorët, të cilët i vlerësojnë studentët në pjesën teorike e praktike, si dhe gjatë punimeve grupore.

Interesi publik në menaxhimin e standardeve profesionale: Natyra e roleve autoritative që departamentet (organizatat e sigurisë publike) ekzekutojnë për Qeverinë, bashkëveprimi i tyre si në shërbim po ashtu edhe në zbatim brenda shoqërisë, bëjnë që standardet e tyre profesionale të jenë përgjegjëse ndaj shoqërisë përmes ligjit. Në mënyrë që të sigurojmë dëshmi për përkrahjen e nevojave të angazhimit të qytetarëve në menaxhimin e sigurisë publike, duhet vazhdimisht të rikujtojmë se jemi “paqeruajtës dhe krijues të institucioneve” në Kosovë.

Ekziston një mundësi e madhe që organet për zbatimin e ligjit që operojnë veçanërisht në kuadër të kulturës së tyre profesionale të veçohen nga shoqëria, të cilën është dashur ta mbrojnë dhe shërbejnë. Shoqëria mund të sigurojë përmes standardeve përkatëse profesionale ndikim të arsyeshëm në përzgjedhjen e punësimit dhe zhvillimit. Kjo nënkupton ndarjen e përgjegjësisë për menaxhimin e sigurisë publike, pa i penguar autorizimet e përditshme operacionale të udhëheqjes për siguri publike. Qendra është përgjegjese për sigurimin e shërbimeve të zakonshme teknike dhe për mirëmbajtjen e Qendrës. Kështu, të gjitha disiplinat kanë qasje deri në nivel të caktuar në shërbime dhe në objekt për të cilën është pajtuar gjatë cikleve të planifikimit.

Departamentet e veçanta për Siguri Publike do t’i menaxhojnë “akademitë” e tyre dhe programet, duke bashkëpunuar sipas nevojës në promovimin e  efikasitetit dhe harmonisë në punë. Qendra do të bashkëpunojë në zhvillimin e buxhetit vjetor, i cili do ta mbështes trajnimin e mandatuar të disiplinave të veçanta (individuale) dhe shërbimet e parapara, me qëllim të sigurimit të nivelit profesional të mbështetjes së institucionit.

Sheremet Ahmeti 
U.D. i drejtorit të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim


Tel: + 381 028 71 228 165
Email: sheremet.ahmeti@kpss-ko.org
Adresa: Vushtrri 
Web: http://www.qkspezh.org